Koncesioni i Laboratorëve| KLSH kallëzon në SPAK 10 punonjës

Koncesioni i Laboratorëve| KLSH kallëzon në SPAK…

Tetë punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve janë kallëzuar në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas këtij të fundit, janë identifikuar shkelje pas auditimit të kryer në lidhje me “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Njoftimi i KLSH-së:

Nga auditimi i procedurës së koncesionit të lartëpermendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë.

“Gjithashtu nga auditimi i procedurës së prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid” janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin publik, si dhe me përmbushjen e rregullt të detyrës së anëtarit të KVO-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit