Koncesioni Milot-Balldren/ Protestojnë aktivistët: Grabitja e radhës, firma e paracaktuar nga Rama

Koncesioni Milot-Balldren/ Protestojnë aktivistët: Grabitja e radhës,…

Shoqëria civile e vërtetë në Shqipëri nuk ka marrë pushimet si politikanët dhe qeveria.

Aktivistët e mbështetur edhe nga banorë të zonës, protestuan sot në Milot për koncesionin e rrugës Milot-Balldren, të dhënë me PPP nga qeveria Rama.

Aktivistët e kanë quajtur korruptiv projektin e qeverisë “Rama”, për ndërtimin e aksit rrugor, i cili është një nga koncesionet më të shtrenjta.

Njëri prej organizatorëve të kësaj proteste, Aulon Kalaja, u shpreh se, ndërtimi i rrugës do t’i besohet një kompanie greke të zgjedhur nga qeveria.

Po ashtu, qytetarët prej momentit kur ajo të shpallet funksionale do detyrohen të paguajnë 20 euro për vajtje-ardhje, sa herë të kalojnë në të.

“Jemi këtu sot për t’iu treguar shqiptarëve se pas një muaji do të shfaqet dhe një kompani fituese që është e paracaktuar, një firmë greke që është Terna.

Për të kaluar këtë rrugë ju duhet të paguani në total 20 euro, çdo konsumatori të rrugës, nuk është e vërtetë ajo që thotë zonja ministre që do të jetë 10 mijë lekë.

Shqiptarëve do t’iu varet laku për 35 vitet e ardhshme, nëse kompania nuk ka trafikun e llogaritur në kontratë, do të jetë qeveria shqiptare ajo që do të paguajë pjesën tjetër.

Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë për rrugë me toll, pasi shqiptarët janë të varfër”.

Kalaja tha se, rruga Milot-Balldren, pritet që të ketë të njëjtën kosto me rrugë të tjera të shtrenjta.

Këto vepra, sipas tij, kërkojnë kosto të lartë pikërisht për të rritur abuzimet.

[ngg src=”galleries” ids=”235″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit