Konfirmohen 2 raste pozitive me koronavirus në fasoneritë e Beratit

Konfirmohen 2 raste pozitive me koronavirus në…

Janë rregjistuar edhe 2 raste të reja pozitive me Covid-19 në qytetin e Beratit. Rastet mësohen të kenë qenë kontakt i rasteve të mëparshme por që nuk dihen ende se ku janë infektuar.

Një nga rastet e konfirmuara me Covid-19 është një grua 46-vjeçe, punonjëse në fasonerinë “Center Albania” në Berat.

 46-vjeçarja e cila rezultoi pozitive me Covid-19, është nga qyteti i Kuçovës dhe infektimi i saj ka vënë në alarm të gjithë punonjësit e fasonerisë, ku kontaktet e afërta të gruas janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponëve.

Mjekët epidemiologë në Berat bëjnë me dije se, po hetojnë personat e kontaktit të dy rasteve të reja,të konfirmuara “pozitivë” në Berat e Kuçovë, ndërkohë që konfirmojnë gjithashtu se ka mungesë të theksuar tamponesh.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit