
Katër shqiptarë kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur afër Larisës në Greqi, ku u përplasën dy trena.
Mësohet gjithashtu se pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar pas komunikimit me autoritetet greke, viktimat shqiptare janë identifikuar si shtetasit Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.
Nga përplasja e dy trenave kanë vdekur të paktën 57 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.
Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e diel, më 5 mars. Për të nderuar viktimat e këtij aksidenti tragjik, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në Shqipëri, flamujt do të ulen në gjysmështizë.