Konfirmohen 5 raste të reja me koronavirus në Vlorë

Konfirmohen 5 raste të reja me koronavirus…

Gjatë ditëve të fundit ka patur një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend.

Ka patur një shtrirje në pothuajse të gjithë qarqet e vendit. Pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të premte në Vlorë.

Si bëhet e ditur rastet e reja janë 4 familjarë të rastit të konfirmuar një ditë më parë dhe një rast i ri.

Ndërkohë një ditë më parë është konfirmuar pozitiv një 40 vjeçar, i cili kishte punuar si bojaxhi në Himarë. Ai dyshohet se është infektuar nga qëndrimi me një qytetar nga Tirana.

Në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve është 1385 persona, mes të cilëve 35 kanë humbur jetën dhe 1001 janë shëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit