Konfirmohen 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë, kontakt i rasteve në terren

Konfirmohen 79 raste të reja me koronavirus…

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se sot në Kosovë janë shënuar 79 raste me COVID-19.

Ky numër ka dalë nga gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

 

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton gjithashtu se sot janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250./Gazetaatddheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit