Konfirmohen dy futbollistë të infektuar me Covid-19 te Partizani (EMRAT)

Konfirmohen dy futbollistë të infektuar me Covid-19…

Klubi i Partizanit ka konfirmuar se dy futbollistë janë prekur me koronavirus duke vendosur në pikëpyetje derbin e kryeqytetit e planifikuar të zhvillohet më 10 korrik.

Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, por gëzojnë shëndet të mirë duke u vetë-karantinuar në banesat e tyre.

Reagimi zyrtar nga Partizani:

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit