Konfirmohen katër raste të tjera me koronavirus në Sarandë

Konfirmohen katër raste të tjera me koronavirus…

Janë konfirmuar pak më parë katër raste të tjera me koronavirus në Sarandë.

“Balkanweb” raporton se 4 personat e infektuar janë kontakte të afërta , të rastit të konfirmuar pozitiv ditën e enjte.

Nga 22 tamponët e marrë nga DVSHP Sarandë, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 , prindërit dhe dy shokët e personit të infektuar.

Edhe në ditët në vazhdim do të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera nëse do të ketë të tilla.

Janë marrë masa për dezefektimin e Bashkisë Sarandë, dhe ambjenteve të tjera që ai ka frekuentuar pasi, personi që ka rezultuar pozitiv ditën e enjte është zyrtar i klubit të futbollit, Butrinti.

Pas 4 rasteve të sotme, numri total i të infektuarve në Sarandë ka shkuar në 7.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit