Konfirmohen me koronavirus edhe dy deputetë të tjerë, Kuvendi drejt karantinës

Konfirmohen me koronavirus edhe dy deputetë të…

Pas Ralf Gjonit, i cili njoftoi në rrjetet sociale se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus një ditë më parë, me virusin e rrezikshëm janë prekur edhe dy ligjvënës të tjerë.

Mësohet se nga testimet kanë rezultuar të prekur deputetët Enver Roshi dhe Elio Hysko.

Shkon në tre numri i deputetëve të Kuvendit të infektuar me koronavirus.

I pari që u infektua me koronavirus ka qenë kreu i Ballit Kombëtar, deputeti Adriatik Alimadhi, i cili u shërua.

I konfirmuar me koronavirus, ka rezultuar mëngjesin e sotëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

LEXO EDHE: 

‘Tre ditë me temperaturë’/ Deputeti Ralf Gjoni, pozitiv me koronavirus

Erion Veliaj preket nga koronavirusi

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit