Konfirmohet çifti më i ri i showbizit, Beniada Nishani në lidhje me vëllain e Arbër Hajdarit

Konfirmohet çifti më i ri i showbizit,…

Beniada Nishani ka shprehur hapur që tashmë është në një lidhje dhe ndihet tejet e lumtur.

I dashuri i saj nuk është aspak një ftyrë e panjohur për publikun. Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, por nuk njihet vetëm për kaq, ai shpesh herë është ftuar në një emision televiziv ku dhe modelja ka qenë e ftuar. Si duket, njohja e tyre ka nisur nga aty dhe më pas ka arritur deri në pikën ku ato nuk fshihen.

Blerti Hajari është një ish-futballist, por që hoqi dorë nga karriera e fotballit për shkak të probleme shëndetësore. Ai gjithashtu është babai i dy fëmijëve dhe prej vitesh jeton në SHBA.

“Aktualisht punoj në New York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale”, shprehet ish-futbollisti.

Së fundi dyshja është fotografuar nën shoqërinë e Arbër Hajdarit dhe gruas së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit