Konfirmohet ekzistenca e katër galaktikave në Univers

Konfirmohet ekzistenca e katër galaktikave në Univers

Ekzistenca e katër galaktikave që datojnë në kohën kur Universi ishte vetëm 300-500 milionë vjet i vjetër konfirmohet përmes imazheve dhe analizave spektroskopike të të dhënave nga teleskopi hapësinor James Webb. Hulumtimi është paraqitur në dy botime në revistën Nature Astronomy.

Spektrat e marra me teleskopin hapësinor zbulojnë galaktikat më të largëta të vëzhguara ndonjëherë, në një kohë kur Universi ishte vetëm 2% e moshës së tij aktuale. Dy nga galaktikat (JADES-GS-z10-0 JADES-GS-z11-0) të konfirmuara nga sondazhi aktual ishin tashmë të njohura nga imazhet e Hubble, ndërsa dy të tjerat (JADES-GS-z12-0 dhe JADES -GS-z13 -0) janë zbuluar së fundmi. 

Shkencëtarët Brad Robertson nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Cruz, Sandro Tachela nga Universiteti i Kembrixhit dhe kolegët e tyre përcaktuan shkallët e formimit të yjeve, madhësitë dhe vetitë e tjera që tregojnë se çdo galaktikë mund të përmbajë 100 milionë masa diellore në yje, në popullata yjore më pak se një qindra milionë vjet të vjetra bazuar në moshën e tyre kozmike.

Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se nivelet e moderuara të formimit të yjeve dhe madhësia kompakte tregojnë rritjen e densitetit sipërfaqësor të shkallës së formimit të yjeve, të cilat janë një tregues kyç se si u formuan galaktikat. Matjet sugjerojnë se galaktikat u formuan shpejt me fusha të forta të rrezatimit të brendshëm.

Në një botim të dytë, shkencëtarët Emma Curtis-Lake nga Universiteti i Hertfordshire, Stefano Carniani nga universiteti italian ‘Scuola Normale Superiore’ dhe kolegët e tyre përdorën instrumentin e spektrometrisë afër infra të kuqe të teleskopit James Webb për të siguruar konfirmimet e para spektroskopike të galaktikave që nuk njiheshin dhe që janë më larg se ato të zbuluara nga Teleskopi Hapësinor Hubble. Ata gjithashtu konfirmuan se dy galaktikat e zbuluara nga Hubble ishin në Univers kur ai ishte më pak se 350 milionë vjet i vjetër. Autorët vërejnë se gjetjet e tyre demonstrojnë shfaqjen e shpejtë të gjeneratave të para të galaktikave.

Në një artikull shoqërues që analizon dy sondazhet, Peter Van Dokum, një profesor në Departamentin e Astronomisë në Universitetin Yale, vëren se duke parë pamjen më të gjerë, duke përfshirë galaktikat e pakonfirmuara nga studime të tjera, “mesazhi nga teleskopi James Webb është se në fillim Universi është i mbushur me galaktika të ndritshme. Duket se formimi masiv i galaktikave filloi shumë herët.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit