Konfirmohet një studente me COVID në Elbasan

Konfirmohet një studente me COVID në Elbasan

Një studente në Elbasan ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Raportohet se studentja e moshës 22-vjeç është nga Lushnja dhe kishte ardhur në Elbasan për sezonin e provimeve.

22 vjeçarja është studente në Universitetin Aleksandër Xhuvani dhe mësohet se ajo është vetkarantinuar në banesën e saj.

Dyshohet se studentja është infektuar në qytetin e Elbasanit por ende nuk dihet nëse ajo ka qenë në kontakt me persona të infektuar.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit