Konfirmohet përdhunimi i 89-vjeçares në Divjakë, nipi e gjakosi

Konfirmohet përdhunimi i 89-vjeçares në Divjakë, nipi…

Konfirmohet përdhunimi i 89-veçares në Divjakë nga nipi i saj. Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se 89-vjeçarja është përdhunuar nga nipi i saj 36-vjeç, Saimir Meçani.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit