Konfiskohen 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Konfiskohen 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Gjykata e Posaçme ka konfiskuar 3.4 milionë euro të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina”Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Kjo vlerë u fut ilegalisht dhe dyshohen nga SPAK se janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.

Gjykata e Tiranës dënoi më herët Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”. 

Ndërsa pak ditë më parë Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.

Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qene Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit