Konflikt mes të rinjve në Elbasan/ Plagoset me thikë 21-vjeçari, pranga autorit

Konflikt mes të rinjve në Elbasan/ Plagoset…

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Elbasanit te vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i 1 Majit”.

Si pasojë e konfliktit, është plagosur me thikë në fyt një 21-vjeçar, ndërsa autori një 54-vjeçar, u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes. 21-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit