Konflikt në Shëngjin, gruaja afgane plagos bashkëjetuesin e saj

Konflikt në Shëngjin, gruaja afgane plagos bashkëjetuesin…

Gjatë ditës së sotme është shënuar një plagosje në Lezhë, bëhet me dije se një grua me origjinë afgane ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, teksa personat në fjalë ishin strehuar aty për shkak të Talibanëve dhe trazirave në vendin e tyre.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshojet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit