Konflikt për pronën, 47-vjeçari kërcënon me armë vëllanë në Vlorë

Konflikt për pronën, 47-vjeçari kërcënon me armë…

Një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e një 47-vjeçari. Sipas policisë, Julian Toro dyshohet se ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Gjatë operacionit të koduar “Lidhja”, policia sekuestroi një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë. I arrestuari rezulton me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një çështjeje pronësie mes vëllezërve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme. Autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësinë e 47-vjeçarit në lidhje me kërcënimin me armë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit