Konflikte mes fiseve/ Si ndodhi vrasja e 17-vjeçarit në Klos?! I ati i viktimës në gjendje të rëndë

Konflikte mes fiseve/ Si ndodhi vrasja e…

Detaje të tjera janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që tronditi Klosin ditën e sotme.

Burime për mediat shkruajnë se burimi i konfliktit të vrasjes së 17-vjeçarit ishin konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve Mjeshtri dhe Hasula.

17-vjeçari i cili ka mbetur viktimë ditën e sotme është identifikuar si Danjel Hasula. Autori i dyshuar i vrasjes është një prej anëtarëve të fisit “Mjeshtri”.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit ku drejt viktimës u qëllua me armë zjarri. Mësohet se një ndër të plagosurit është edhe i ati i 17-vjeçarit të vrarë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit