
Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës është përshkallëzuar ditët e fundit, me spitale dhe qendrat shëndetësore, shtëpitë dhe godina të shkatërruara për shkak të bombardimeve nga ana e Izraelit në luftën e tij me grupimin Hamas.
Ky konflikt ka shkaktuar me mijëra të vrarë nga të dyja palët ku këtu përfshihen edhe fëmijë dhe dëme të shumta në zonën ku po zhvillohet konflikti për më shumë se një muaj tashmë.
Rreth 500 njerëz me shtetësi të dyfishtë dhe palestinezë të plagosur janë evakuar nga Rripi i Gazës në Egjipt raportohet nga terreni në mediat lokale.
Qyteti Rafah është i vetmi që nuk kontrollohet nga Izraeli dhe është i mbyllur që prej të premtes.
Që nga 1 Nëntori, dhjetëra palestinezë të plagosur janë evakuar në spitalet egjiptiane gjithashtu edhe qindra shtetas Amerikanë, Francezë, Rusë, Polakë kanë kaluar kufirin për në Egjipt.