Konflikti mes dy familjeve në Durrës/ Tre persona u plagosën me thikë, shoqërohet një 22-vjeçar

Konflikti mes dy familjeve në Durrës/ Tre…

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me sherrin e ndodhur sot në lagjen nr. 15, në Spitallë. Në përplasjen e dhunshme janë përfshirë disa persona, ku tre prej tyre, shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, kanë pësuar dëmtime nga mjete prerëse dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit.

Forcat e rendit kanë shoqëruar në komisariat një 22-vjeçar me iniciale R.E., i cili dyshohet për përfshirje në konflikt. Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë përplasje.

Policia njofton se konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe vijon hetimi për të identifikuar të gjitha palët e përfshira dhe për të marrë masat e duhura ligjore. Qytetarët e zonës u lutën të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit