Konflikti për parkimin, plagoset me armë drejtori i Ujësjellësit Shkodër bashkë me të birin

Konflikti për parkimin, plagoset me armë drejtori…

Ajo që u raportua fillimisht si një sherr banal ose të shtëna me armë në ajër, pak më herët në Shkodër, kanë fshehur në fakt një tentativë atentati.

Burimet policore kanë bërë të ditur se, rreth orës 16:00 në vendin e quajtur si Stacioni i Trenit, është qëlluar me armë ndaj drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës.

Mark Molla drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër dhe djali i tij është plagosur me armë dhe është dërguar për në spital.

Sipas burimeve të policisë, autori i krimit i cili është prangosur menjëherë pas konfliktit, është Mhill Pllomaj, dhe është një fqinj i drejtorit Molla.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

“Plagoset me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë, Shkodër, dhe djali i tij.

Kapet dhe prangoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.

Rreth orës 16:00, në lagjen ‘Mark Lula’, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M.M., me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K.M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M.M. dhe djali i tij K.M., janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit.

Ai është shtetasit M.P., 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”./Gazetaatdheu.com/

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit