Konfliktohen shoferet e irrituar nga trafiku, plagoset fëmija 1 vjeç

Konfliktohen shoferet e irrituar nga trafiku, plagoset…

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Çikago, ku një fëmijë 1-vjeçar është qëlluar në kokë.

Policia ka bërë me dije se shkaku i shkëmbimit të zjarrit është bërë trafiku i rënduar në zonë, ku dy shoferë të irrituar janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në Lake Shore Drive, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur vogëlushi i cili është në gjenje të rëndë.

Vogëlushi është shoqëruar mënjëherë në spitalin “Memorial Northëestern” dhe më pas prej gjendjes kritike u transferua në një spital tjetër.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve që shkaktuan këtë ngjarje.

“Padyshim që çdo herë që dikush plagoset në Çikago është tragjike, veçanërisht kur është fëmijë”, tha kryebashkiaku gjatë një conference.

Mjekët kanë thënë se fëmija ka pësuar një dëmtim të rëndë në tru nga plagosja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit