"Kongres të përbashkët", Çollaku: Çfarë do ti bashkonte demokratët

“Kongres të përbashkët”, Çollaku: Çfarë do ti…

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka folur mbi zgjedhjet e ardhshme vendore, dhe krizën në të cilën ndodhet aktualisht PD.

 I ftuar në emisionin “Debat”, Çollaku dha edhe një zgjidhje të krizës në PD. Ai theksoi se mbajtja e një kongresi të përbashkët do të bënte të pavlefshëm edhe padinë në gjykatë.

“Ne kemi ende sot që flasim një mundësi, një përqind sikur të ketë rrezik për dorën e Ramës, ne t’ia heqim. Të gjitha palët bashkë të gjejnë vullnetin që na mungojë para 6 muajsh, të shkojmë në një kongres të përbashkët, në një palë zgjedhje ku mos të përjashtojmë njëri-tjetrin. Këtu të rizgjedhim një palë forumesh që na përfaqësojnë të gjithëve dhe të kenë legjitimitetin.

Kjo e bën të pavlefshme padinë gjyqësore, sikundër do ta pranonte rithemelimi që të vononte dy muaj zgjedhjet e strukturave të njëanshme dhe të mos shkonte historia në gjykata. Kaq e thjeshtë është.

Nëse do të shkojmë në një kongres të përbashkët, ku të zgjedhim të gjithë bashkë, bie çdo lloj konteksti gjykate e detonatori”, u shpreh Çollaku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit