Kongresi amerikan: Rama shpenzoi mijëra dollarë për të takuar McGonigal në hotelin e Trump

Kongresi amerikan: Rama shpenzoi mijëra dollarë për…

Çështja “McGonigal” vijon të zbulojë të tjera skandale të qeverisë, kryeministrit Edi Rama, ministrave e zyrtarëve të tij.

Kongresi amerikan ka publikuar së fundmi një raport, në të cilin ka nxjerrë faktet që vërtetojnë se Rama, Damian Gjiknuri dhe disa këshilltarë të kreut të qeverisë, kanë shpenzuar rreth 6 mijë dollarë në hotelin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Uashington, aty ku zhvilloheshin takimet me ish zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

Sipas raportit, në janar dhe mars të vitit 2018, tre nga këshilltarët e kryeministrit Rama, shpenzuan secili mbi 1,000 USD, ndërsa vetë Rama shpenzoi 1,158 USD gjatë një vizite në mars 2018. Gjithashtu, po sipas raportit në fjalë, Damian Gjiknuri, atëherë ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, shpenzoi për një qëndrim prej 1,025 USD në qershor 2018.

Sipas raporti prej 156 faqe të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në hotelin e Trump në Uashington me datë 3 dhe 4 mars 2018, lidhet me një takim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ndaj të cilit u ngritën akuza nga prokurorë Federalë për mosdeklarimin e marrëdhënies me Ramën dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Gjithashtu, McGonigal akuzohet se përfitoi qindra mijë dollarë në cash nga një biznesmen shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, Agron Neza – i lidhur me këshilltarin e Edi Ramës, Dorian Duçka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit