Kongresi nuk miraton ndihmën ushtarake për Izraelin dhe Ukrainën

Kongresi nuk miraton ndihmën ushtarake për Izraelin…

Shtëpia e Bardhë është e përqëndruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën, tha këtë të mërkurën këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. “Ne besojmë se ende mundemi dhe do ta ofrojmë ndihmën për Ukrainën”, u tha Sullivan gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit, nga ana tjetër tha se ishte jetike që Kongresi të binte dakord për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në të ardhmen e afërt.

Të pyetur për të komentuar mbi të ardhmen e gjeneralit ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, shefi i NATO-s Stoltenberg dhe Sullivan thanë se është një vendim sovran i Ukrainës zgjedhja e komandantëve të saj ushtarakë. I pyetur se si qeveria amerikane do t’i përgjigjej intervistës së presidentit rus Vladimir Putin me gazetarin amerikan Tucker Carlson, e cila ka të ngjarë të transmetohet të enjten sipas njoftimeve në media, Sullivan tha se se Shtetet e Bashkuara e kanë fituar tashmë argumentin rreth mbështetjes për Ukrainën.

Propozimi për ndihma rreth 60 miliardë dollarë për Ukrainën ka ngecur në Kongres prej muajsh për shkak të kundërshtive nga konservatorët e linjës së ashpër që kërkojnë një strategji daljeje nga lufta. Për shkak të këtij ngërçi, Shtetet e Bashkuara kanë ndalur dërgesat e armëve për Kievin, në një moment kyç për konfliktin gati dyvjeçar, duke i lënë ushtarët ukrainas pa municion të mjaftueshëm dhe pa raketa, ndërkohë që Rusia bën sulme të vazhdueshme. Paketa e re përmban 14 miliardë dollarë për Izraelin, investime në industrinë amerikane të mbrojtjes, fonde për vendet aleate në Azi, si dhe 10 miliardë dollarë për operacionet humanitare në Ukrainë, Izrael, Gazë dhe vende të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit