Kongresmenët i kërkuan Biden të ndërhyjë në Serbi, reagon Aleksandër Vuçiç

Kongresmenët i kërkuan Biden të ndërhyjë në…

Gjashtë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden, teksa i kërkojnë që të vendosë sanksione ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit shprehur për këtë se vendimin përfundimtar do ta marrin qytetarët e Serbisë.

Gjithashtu Vuçiç ka deklaruar se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit sepse sipas tij nuk ka të tilla.

“Ju kërkoj të më ngrijnë pronën jashtë vendit. Nuk më gjeni asnjë llogari. Nuk kam asnjë llogari jashtë këtij vendi, nuk mund ta ngrijnë, nuk kam para as llogari”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera, Vuçiç thotë se kongresmenët janë lobistët janë shqiptarë dhe nuk ka problem që ambasadori serb Marko Gjuriq është takuar me ta, ai është përgjigjur se është detyrë e ambasadorit të takohet dhe të bisedojë me të gjithë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit