Kongresmeni amerikan: Qeveria të ndalë dhunën, të rinjtë meritojnë të vendosin për të ardhmen e vendit!

Kongresmeni amerikan: Qeveria të ndalë dhunën, të…

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson, njëherazi kryetar i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA-së, ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, të cilat kanë hyrë në ditën e pestë.

Ndërsa mijëra të rinj dhe studentë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, Wilson shprehet i shqetësuar për situatën dhe u bën thirrje autoriteteve të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve.

Ai thekson se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale, ndërsa nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Reagimi i plotë:

“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit