Kongresmeni i dërgon letër sekretarit amerikan, kërkon arsyen e shpalljes non-grata të Sali Berishës

Kongresmeni i dërgon letër sekretarit amerikan, kërkon…

Pas shpalljes non grata të Sali Berishës, pasi reagime të shumta në vend. Mësohet se vendimin në fjalë për ish-kryemnistrin shqiptar e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ndërkohë ka ardhur edhe lëvizja e kongresmenit amerikan Lee Zeldin. Ky i fundit i ka dërguar një letër Blinken ku i kërkon përgjigje të menjëhershme mbi vendimin për shpalljen non-grata të Sali Berishës. Në letrën që ai ka dërguar ndaj Komisionit të Ligjeve në DASH, Zeldin kërkon të dijë se mbi cilat baza u mor një vendim i tillë për Berishën.

Letra e plotë e Kongresmenit Zeldin

I nderuar Sekretari Blinken dhe zv.sekretari në detryrë Durakoglu,

Unë shkruaj sot për të vijuar kërkesën time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin përkatës të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe rishikim të informacionit që përshkruan si ‘korrupsion të rëndësishëm’ në lidhje me procesin e shpalljes non grata të Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit.

Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time të parë, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme kërkesës.. Kjo është tani kërkesa ime e tretë për informacion shtesë, që nga ngritja e çështjes së sanksionimit të Sali Berishës, gjatë seancës degjimore me Sekretarin në punimet Komisionit të Punëve të Jashtme të Shtëpisë më 27 qershor 2021. Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak hollësi në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.

Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju lutemi t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe presim me padurim përgjigjen tuaj të menjëhershme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit