Konkurenca me BE-në, Pakistani kërkon të bashkohet me BRICS

Konkurenca me BE-në, Pakistani kërkon të bashkohet…

Konkurenca midis Lindjes dhe Perëndimit në fushën e ekonomisë dhe diplomacisë politike në rang global në vitet e fundit është bërë më e ashpër për shkak se BRICS po afron më shumë shtete rreth vetes. BRICS është akronimi për shetet Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut. Ky bashkim u themelua në vitin 2010 si kundrapeshë politiko-ekonomike e Bashkimit Europian dhe politikave të perëndimit në tërësi. Në muajin qershor të vitit 2012 vendet e BRICS dhuruan 75 miliardë dollarë për të rritur fuqinë huadhënëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar por si kusht që FMN të bënte reforma në vende të tjera.

Në muajin maj të 2023 Afrika e Jugut zyrtarizoi se do të pajisë me imunitet diplomatik Presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë për të marrë pjesë në samitin e 15 të BRICS, pavarësisht urdhër-arrestit ndërkombëtar të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Kohët e fundit Pakistani ka shprehur vendosshmërinë për t’u bashkuar me BRICS pavarësisht konflikteve historike me Indinë.

Ne besojmë se duke u bashkuar me BRICS, Pakistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rigjallërimin e marrëdhënieve multilaterale gjithëpërfshirëse. Ne gjithashtu shpresojmë që BRICS do të ecë përpara me kërkesën e Pakistanit në përputhje me angazhimin e tij për marrëdhëniet me të gjitha palët.” – deklaroi Mumtaz Zahra Baloch, zëdhëndësi i Ministrisë së Jashme të Pakistanit.

Gjatë Samitit të fundit të BRICS që u zhvillua në Afrikën e Jugut në gusht, pati një interes të madh të të paktën 40 vendeve për t’u bashkuar në këtë bashkëpunim

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit