Konspiracioni/ 'Koronavirusi, pjesë e Luftës së Tretë! Globi do ketë një bankë, një monedhë dhe një...'

Konspiracioni/ ‘Koronavirusi, pjesë e Luftës së Tretë!…

Studiuesi i teorive të konspiracionit dhe publicisti, Alfred Cako, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë dhe paralajmëruese për të gjitha ndjekësit dhe kuriozët e ideve të tij.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 Gradë” në “RTV Ora”, Cako, tha se, koronavirusi është pjesë e strategjisë së Luftës së Tretë Botërore.

Sipas tij, kjo situatë po përdoret nga forca të caktuara lobiste, për të krijuar një rend të ri botëror. Kjo sipas Cakos, nënkupton që bota mund të ketë në të ardhmen një bankë qendrore, një monedhë të përbashkët dhe një polici mbarëkombëtare.

Por gjithmonë teoria e Cakos bazuar në studime dhe fakte historike, si dhe zhvillimet aktuale globale, ka edhe anën e saj pozitive ose shpresëdhënëse. Kjo është pikërisht fitorja e Presidentit Donald Trump në zgjedhjet amerikanë në mandatin e tij të dytë.

Në lidhje me këtë teori Cako ka deklaruar:

“Të gjithë udhëheqësit kanë deklaruar se është Lufta e Tretë Botërore dhe të gjithë kanë thënë se më pas bota do të jetë e gjitha ndryshe. Bota do të ketë një rend të ri dhe do të jetë më globaliste dhe më e centralizuar. Do të ketë një bankë qendrore dhe një monedhë të përbashkët, me një polici botërore”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit