Konspiracionisti i njohur: Floyd mund të mos jetë vrarë, v*dekja e tij një gënjeshtër e sajuar...

Konspiracionisti i njohur: Floyd mund të mos…

Studiuesi i teorive të konspirative dhe publicisti, Alfred Cako, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me vrasjen e George Floyd në SHBA.

Në një intervistë për emisionin “Kojshia Shoë”, Cako ngriti dyshime të forta mbi vdekjen e 46-vjeçarit afro-amerikan, duke theksuar se, ai mund të mos ketë vdekur.

Sipas analistit, autopsinë e Floyd e ka kryer i njëjti mjek që ka kryer ekspertizën mjeko-ligjore të miliarderit pedofil, Jeffrey Epstein, i cili sipas Cakos, dyshohet se është gjallë dhe mbahet në një bazë ushtarake amerikane.

Cako thotë se, e gjithë kjo mund të ketë qenë një plan i “Iluminatit” për të krijuar kaos.

“Doktori që i bëri autopsinë Jeffrey Epstein që e deklaroi të vdekur, edhe për Epstein thuhet që është i gjallë, por ai është ri-rrëmbyer thonë konspiracionistët, dhe ndodhet në një bazë ushtarake të SHBA-së. Dhe i njëjti mjek që ka thënë për Epstein që ka vdekur, i cili është mjeku i Illuminatit, po bën edhe autopsinë e George Floyd dhe ka thënë që ka vdekur.

Por deri tani nuk e kemi parë asgjëkundi Floyd-in, nuk dihet ku është varrosur. Ka shumë pikëpyetje se polici që e mbyste mbante një dorë të futur brenda, siç e mbajnë të gjithë masonët, gjatë gjithë kohës që e mban atë shtypur.

Ky, Floyd, nuk mbënte asnjë reagim me këmbë e me duar, se një njeri që mbytet lëviz këmbët, lëviz duart, përpiqet të shpëtojë.  Ai rrinte dhe thoshte vetëm “I can’t breath, I can’t breath”, ndërsa tjetër polic inçizonte skenën.

Po ashtu, një fuoristradë e zezë lëvizte aty rrotull dhe duket sikur instruktonte se çfarë duhet të bënin. Dmth, që ka disa pikëpyetje të mëdha.  Nëse do të dalë që Floyd është i gjallë, dhe qeveria amerikane do ta zbulojë këtë gjë. Atëherë këtyre u bie komplet skena e lojës dhe Trumpi do të fitojë shumë.

Këta do të përpiqen ta çojnë botën në kaos, sidomos në vendet që nuk u binden, si Anglia, Rusia, SHBA, Turqi. Nëse Trumpi do fitojë, këto do t’i vërsulen Kinës, duke u përpjekur të nënshtrojnë botën përmes Kinës”./Burimi: JOQ-Albania/

Deklaratën mund ta ndiqni në video pas minutës 25:00.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit