Konsumi i patateve të skuqura mund të shkaktojë ankth dhe depresion

Konsumi i patateve të skuqura mund të…

Patatet e skuqura janë të yndyrshme dhe një ushqim i shpejtë e i pëlqyer për shumë njerëz. Por ngrënia e ushqimeve të skuqura mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin mendor.

Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, lidhej me një rrezik 12% më të lartë të ankthit dhe 7% rrezik më të lartë të depresionit sesa te njerëzit që nuk hanin ushqime të skuqura, shkruan CNN.

Lidhja ishte më e theksuar mes të rinjve dhe konsumatorëve të rinj. Ushqimet e skuqura janë faktorë rreziku të njohur për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe efekte të tjera shëndetësore. Këto rezultate “hapin një rrugë në rëndësinë e reduktimit të konsumit të ushqimit të skuqur për shëndetin mendor”, sipas punimit të botuar të hënën në revistën PNAS. 

Megjithatë, ekspertët që studiojnë ushqimin thanë se rezultatet janë paraprake dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura po nxisin probleme të shëndetit mendor, apo njerëzit që përjetonin simptoma të depresionit ose ankthit shkaktohen nga ushqimet e skuqura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit