Konsumoi biftek viçi të pa gatuar, burri nxjerr krimbin 59 metra të gjatë (FOTO)

Konsumoi biftek viçi të pa gatuar, burri…

Mjekët në provincën Nong Khai, Tajlandë u përballën me një pacient i cili kishte konsumuar një lloj bifteku që më pas i shkaktoi në trup dhimbje stomaku dhe gazra. Pas dhimbjeve të forta erdhi edhe ndërhyrja e mjekëve. Këta të fundit zbuluan në aparatin tretës të pacientit një krimb rreth 59 metra të gjatë.

Pacienti 67-vjeçar dërgoi në Qendrën e Kërkimit të Sëmundjeve Parazitare, një kampion të jashtëqitjes dhe aty u arrit në përfundimin se kampioni përmbante 28 vezë. Krimi i gjatë i gjetur në rektumin e pacientit habiti bluzat e bardha, teksa të sëmurit iu dha një ilaç kundër krimbave për të qetësuar dhimbjet.

Sipas Dr Schaëanya Rattanapitoon, i cili drejtoi ekipin mjekësor, ky krimb u krijua në trupin e pacientit pasi ky i fundit konsumoi një biftek të gjallë që përmbante vezë krimbi. Mësohet se konsumimi i biftekut të gjallë të mishit të viçit krijon Tenia saginata, një krimb që mund të jetojë në zorrën e njeriut deri në 30 vjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit