Konsumoi fotoksinë në banesë, humb jetën në spital 70-vjeçari në Shkodër

Konsumoi fotoksinë në banesë, humb jetën në…

Një 70-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën pasi sipas policisë, ka konsumuar në banesën e tij fotoksinë. I moshuari u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.

“Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës. Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi L. Gj., 70 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit