Konsumoi shumë medikamente, 65-vjeçari mbërrin i vdekur në spitalin e Gjirokastrës

Konsumoi shumë medikamente, 65-vjeçari mbërrin i vdekur…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se në spitalin e këtij qyteti ka mbërritur i pajetë një shtetas 65-vjeçar. Ky i fundit i cili vuante nga problemet e shëndetit mendor dyshohet se ka konsumuar shumë medikamente.

Njoftimi i policisë:


Rreth orës 20:10, njoftohemi nga Urgjenca e Spitalit Gjirokastër se ka shkuar në fshatin”Asim Zeneli” pasi është është njoftuar për t’i dhënë ndihmën mjekësore shetetasit F. K., 65 vjeç (i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor) por në Spitalin Rajonal Gjirokastër ky shtetas ka mbërritur i pajetë.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune, gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka konsumuar medikamente.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit