
Dymbëdhjetë persona janë përfshirë në një sulm masiv pasi kishin konsumuar alkool në pijetoren Earl of Chatham.
Tre nga personat e përfshire në sherr kanë marrë plagë të rënda, pasi janë qëlluar me thikë dhe ndodhen ne spital jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarët thanë se në vendngjarje u ndodhën shumë makina policie dhe ambulanca. Rrethanat nuk janë ende të qarta raporton The Sun.
Policët thanë se përleshja ndodhi në rrugën Thomas në Woolwich, në juglindje të Londrës.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan se përleshja shpërtheu jashtë pijetores Earl of Chatham.
Policia tha se në lidhje me këtë incident ka ndaluar mbi 16 persona për të mësuar shkaqet e ngjarjes.