Konsumuan kafen serioze, Melisa ‘plas’ foton me Andin dhe tregon çfarë ndodhi në takim

Konsumuan kafen serioze, Melisa ‘plas’ foton me…

Melisa Lleshi, është ish-konkurrentja e emisionit “Për’Puthen”, teksa ka ndezur shumë debate si brenda edhe jashtë programit. Pas aludimeve se ka një lidhje me Andin, Melisa nga presioni i tepërt vendosi që të largohej nga emisioni me argumentin se asnjë djalë nuk është për të. Vetëm pak kohë pasi mori këtë vendim, Melisa nisi rrugëtimin e saj në fushën e muzikës, ndërsa erdhi fuqishëm në treg me një këngë e cila u prit mirë nga disa, teksa nuk munguan edhe komentet negative nga publiku. Mirëpo edhe pse pati komente negative nga disa, Melisa ka zbuluar se do të ketë edhe këngë të tjera dhe po punon shumë me projektet e reja. Ndërkohë së fundmi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj ku shkruan: “Shumë qetësi këto kohë, më thuaj”. Fill pas kësaj, kanë reaguar edhe fansat e saj, të cilët disa e kanë komplimentuar e disa të tjerë i kanë shtruar disa pyetje.

“Çfarë ndodhi me atë kafen serioze, u zgjat apo stopoj?”, e pyet dikush, duke ju referuar kafes me ish-konkurrentin e “Për’Puthen”, Andi, me të cilin u tha se është në një lidhje dashurie.

“Le të themi që…”, ka shkruar Melisa, duke lënë fansat të mendojnë çfarë të duan, apo edhe duke lënë të kuptohet se çdo gjë ka shkuar mirë.

Ndërkohë një tjetër ndjekës i ka kërkuar që të postojë një foto të saj me Andin Bukuroshja flokëkuqe ka postuar një foto ku shihet shumë pranë Andit. “Sa larg shkova në album”, shkruan Melisa krahas fotos.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit