Kontrabandonin nga Turqia veshje dhe i shisnin si firmato, hetohet babai në Tiranë, kërkohet i biri

Kontrabandonin nga Turqia veshje dhe i shisnin…

Policia ka nisur një hetim ndaj një 59-vjeçari në Tiranë, teksa ka shpallur në kërkim djalin e tij. Babë e bir kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme që i sillnin në Tiranë ku i shisnin në dy dyqane që kishin dhe stamponin logo false të markave të njohura duke i shitur me çmime shumë të larta.

Nën hetim është shtetasi me iniciale V. A., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit me iniciale D. A., 29 vjeç.  Babë e bir magazinonin në banesën e tyre dhe në dy dyqane në rrugën “5 Maji”, veshje të kontrabanduara nga Turqia.

Policia në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit