Kontrata e Ronald Koeman për Barcelonën u bë Zyrtare/ A do të largohet Lionel Messi?

Kontrata e Ronald Koeman për Barcelonën u…

Pas largimit të Quique Setién si trajner i Barcelonës.

Tashmë është bërë zyrtare se Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri për dy vitet e ardhshëm.

Nuk kishte dyshime, por me anë të një njoftimi për mediat, klubi “blaugrana” konfirmoi se tekniku holandez ka firmosur kontratën deri në 30 qershor të vitit 2022.

Holandezi kthehet në “Camp Nou” ku luajti një pjesë të mirë të karrierës së tij si futbollist nga viti 1989 deri në 1995.

Për të marrë drejtimin e Barcelonës, Koeman la detyrën si trajner i kombëtares së Holandës, duke marrë përsipër një mision të vështirë pas dështimit në këtë sezon të skuadrës katalunjase.

Atij i është besuar një revolucion i vërtetë, por çështja e parë dhe më e rëndësishme ka të bëjë me superyllin argjentinas, Lionel Messi.

 Ai duhet të bindë sulmuesin e argjentinas që të qëndrojë, diçka që deri tani nuk e kanë bërë drejtuesit e klubit.

Humbja dëshpëruese kundër Bayern në Champions siç duket e ka trônditur atë.

Pavarësisht sigurisë së presidentit Bartomeu, mediat spanjolle vazhdojnë të këmbëngulin se Lionel Messi e ka marrë vendimin për të vijuar karrierën larg Barcelonës.

Për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” ofertat sigurisht që nuk mungojnë, megjithëse gara më e fortë në distancë për të marrë shërbimet e tij është mes Inter dhe Manchester City.

Koemannnn

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit