Pas paralajmërimeve dhe dyshimeve për ardhjen e protestuesve të dhunshëm nga Maqedonia e Veriut, në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë nisur kontrolle të rrepta ndaj automjeteve dhe personave që tentojnë të kalojnë kufirin.
Sipas raportimit të një qytetari për JOQ Albania, kontrollet po kryhen për çdo automjet, ndërsa personat që konsiderohen të dyshimtë nuk lejohen të kalojnë kufirin.
Qytetari bën me dije se masat janë shtuar pas paralajmërimeve për protestues të mundshëm nga Maqedonia e Veriut.