Kontrolli rutinë u “bën gropën” dy shqiptarëve në Itali, kapen me 7 kg kokainë në makinë

Kontrolli rutinë u “bën gropën” dy shqiptarëve…

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në 24 orët e fundit në Itali, pasi gjatë kontrolleve rutinë iu gjet lëndë narkotike në automjetet e tyre.

I pari, një 21-vjeçar, u ndalua, pasi iu gjet 1 kg kokainë në një pako, e fshehur në një poposhtë sediljes së pasagjerit, raportojnë mediat italiane.

Ndërsa në arrestimin e dytë, i cili u bë mbrëmjen e djeshme, në prangat e karabinierëve përfundoi një 25-vjeçar, të cilit iu gjet 6 kg kokainë e ndarë në disa pako, në bagazhin e makinës.

Dy shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u arrestuan në autostradë në zonën e Veronezes dhe janë dërguar në burgun e Verona Montorio.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit