Kontrollonin bizneset për zbatimin e masave anti-COVID/ infektohen 4 punonjës në Durrës

Kontrollonin bizneset për zbatimin e masave anti-COVID/…

Në Durrës, janë infektuar me Covid 3 punonjës të Inspektoratit Shëndetësor dhe një punonjës i Autoriteti të Kontrollit Ushqimor.

Katër punëtorët çdo ditë vizitojnë qindra biznese për të kontrolluar nëse zbatojnë apo jo masat dhe protokollet e qeverisë kundër përhapjes së Covid-19.

Nuk dihet ende nëse ata janë infektuar gjatë punës. Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin e epidemiologjik të rasteve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit