Konusmatorja blen muffins te marketi i lagjes, ëmbëlsirat dalin të mykura ndonëse me skadencë të rregullt

Konusmatorja blen muffins te marketi i lagjes,…

Një qytetare nga Tirana ka ndarë një përvojë shqetësuese pas blerjes së një pakete kekësh të gatshëm nga një dyqan ushqimor. Sipas saj, pavarësisht se produkti kishte datë skadence të largët, një nga kekët ishte i mbuluar me myk, duke dëshmuar qartë se produkti ishte i prishur dhe i rrezikshëm për konsum.

Në një reagim të ndarë me fotot përkatëse dhe kuponin tatimor si provë, konsumatorja apelon për më shumë kujdes nga ana e dyqaneve dhe institucioneve përkatëse. Ajo ngriti shqetësimin se disa kompani mund të jenë duke manipuluar datat e skadencës për të shitur produkte të vjetra, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve për përfitime financiare.

“Prsh! Sot bleva ca kek ëmbëlsira te gatshme …Sepse jo per justifikim por per shkak te kohës punes s’na del koha ti bëjmë vete dhe nje here ne pak kohe i ble. Mirëpo dolen te mykura Mesazhi qe dua te përcjell eshte qe : Ju lutem Beni kujdes sepse edhe pse datat e skadencës i kane larg janë te skaduara dhe eshte fakt qe ato kompanitë e produktet eve i fshijnë dhe ju vendosin data te tjera sepse te pangopurit vrasin dhe njerëz”, shkruan qytetarja.

Rasti kërkon reagim të menjëhershëm nga AKU dhe strukturat mbikëqyrëse për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit