Konviktet te Instituti Bujqësor kthehen në vendstrehim për indianët

Konviktet te Instituti Bujqësor kthehen në vendstrehim…

Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ngre alarmin për një realitet skandaloz që po ndodh në godinat e konvikteve dhe komplekseve studentore në Tiranë. Këto mjedise janë shndërruar në rezidenca ku punonjësit e huaj të shërbimeve të dërgesave jetojnë aty me kohë të plotë.

Ajo që dikur ishte një strehë e garantuar dhe me kosto të përballueshme për studentët shqiptarë që vijnë nga rrethet për të ndjekur shkollën, sot është tjetërsuar hapur në një biznes fitimprurës qiraje. Në pamjet e sjella nga qytetari, shihen rreshta të tërë skuterësh të parkuar  jashtë ndërtesave, ndërsa brenda tyre punonjësit e huaj kryesisht nga India, kanë ngritur bazën e tyre të përditshme të jetesës.

Në videon e siguruar nga denoncimi, nga një bisedë e drejtpërdrejtë me një prej punonjësve të shërbimit ‘Wolt’, del në dritë skema e çmendur e çmimeve: qiraja arrin në 15,000 në muaj për çdo person.

Ky fenomen i lë studentët vendas në baltë dhe plotësisht jashtë loje. Të rinjtë shqiptarë jo vetëm që nuk gjejnë më vende në konviktet që u takojnë me ligj e me të drejtë, por e kanë të pamundur të përballojnë çmimet e kripura të tregut të lirë. Në vend që shteti të mbrojë të ardhmen e studentëve, godinat e tyre po kthehen në fusha biznesi mbi kurrizin e arsimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit