Koplik/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, ndërron jetë një nga katër të plagosurit

Koplik/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’,…

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në afërsi me ‘Besjonin e Ri’ në Koplik ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur 4 persona.

Nga këta të fundit njëri ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra, teksa tre të plagosurit e tjerë, po trajtohen në ambientet e spitalit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe, Shkodër – Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen” shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit