Kopshti zoologjik më i veçantë në botë/ Njerëzit mbyllen në kafaz dhe kafshët enden të lira

Kopshti zoologjik më i veçantë në botë/…

Mund të duket e pabesueshme, por kopshti zoologjik Lehe Ledu Wildlife në Kinë ka ndërruar vendet e kafshëve dhe njerëzve. Kjo nënkupton se kafshët enden të lira, kurse vizitorët janë ata që kalojnë nëpër park të mbyllue në kafaze dhe një mjet i transporton.

Njerëzit munden tu ofrojnë ushqim luanëve, tigrave dhe madje edhe arinjve përmes disa hapësirave të vogla në krye të kafazit. 

Kopshti zoologjik u hap në vitin 2015 dhe që atëherë ka marrë pëlqimin e jo vetëm vendasve, por edhe turistëve. Në fillim, spo u hap, pati një zemërim nga qytetarët sa mbeti i pashkelur për tre muaj. 

Një zyrtar i kopshtit zoologjik tha: “Ne donim t’u jepnim vizitorëve tanë emocionin e të qenit i përndjekur dhe i sulmuar nga macet e mëdha, por sigurisht që mos tu rrezikojmë jetën. Të ftuarit paralajmërohen të mbajnë gishtat dhe duart brenda kafazit gjithmonë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit