Korçë, 18-vjeçari i dehur hidhet nga kati i tetë

Korçë, 18-vjeçari i dehur hidhet nga kati…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Korçës. Mësohet se një 18-vjeçar nga Durrësi është hedhur nga kati i 8-të i një pallati. I riu ka qenë nën efektin e alkoolit, teksa bashkë me shokët kishte marrë një dhomë me qira në një apartament në qytetin e Korçës. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes tragjike, teksa policia ka nisur hetimet për rastin. Sipas informacioneve, bëhet me dije se 18 vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë. Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme dhe dyshohet nën efektin e alkoolit, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit