Korçë | 23-vjeçari merr armën, tenton të vrasë veten

Korçë | 23-vjeçari merr armën, tenton të…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Mësohet se një 23 vjeçar nga fshati Mborje në Korçë, është paraqitur i plagosur në Urgjencën e Spitalit të Korçës. Sipas policisë, i riu ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri në banesën e tij. Pas ngjarjes, ‘blutë’ kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia:

Më datë 28.11.2021, rreth orës 14:20, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit