Korçë, 85-vjeçarja gjendet e vdekur në rrugë

Korçë, 85-vjeçarja gjendet e vdekur në rrugë

Në Korçë një 85-vjeçare është gjetur e pajetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7. Shtetasja DH.L. është banuese në fshatin Drenovë.

Sipas policisë, vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.E moshuara është gjetur e vdekur nga persona të rastit, të cilët më pas kanë lajmëruar edhe policinë.

Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak.Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit