Korçë/ Banorët vuajnë për ujin e pijshëm

Korçë/ Banorët vuajnë për ujin e pijshëm

Depozitat në majë të çatisë tregojnë një prej halle të shtëpisë!

Uji i pijshëm është shqetësimi kryesor për familjet në Orman të Maliqit!

“Një fshat me 4 linja dhe të mos ketë ujë, është e kotë.”

Prej gati 20 vitesh në çezmat e banorëve ai mungon ose vjen i ndotur.

“Tërë jetën nuk kemi pasur ujë dhe ky që vjen është i ndotur.”

Për këtë arsye ata janë të detyruar të gjejnë zgjidhje alternative në burimet jashtë fshatit.

“Shkojmë e mbushim me makinë, që shkon më shumë kostoja e benzinës.”

Tregojnë se shumë herë kanë marrë premtime se kjo situatë do të zgjidhet por deri më sot ende asgjë.

“Kush pyet për ne? Ne na kanë nxjerrë jashtë liste, duhen lekë.”

Në Bashkinë e Maliqit ngenë duart për pamjaftueshmëri fondesh për një ujësjellës të ri.

Drejtuesit lokalë i kanë shpresat vetëm tek mbështetja e qeverisë, përndryshe në çezmat e 5 fshatrave uji jetë kështu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit